Grupi i mirënjohur italian, Måneskin, janë rikthyer në një fenomen botëror duke realizuar një karrierë mjaft të suksesshme. Së fundmi, ata kanë publikuar albumin e tyre të fundit dhe menjëherë kanë rrëmbyer vendet e para në listat botërore. Si hyrje e re për këtë javë, ata nuk vijnë vetëm me një projekt, por me tri projekte: “Baby Said “, “Mark Chapman ” dhe “Feel”.
Gjithashtu edhe këngëtarja e mirënjohur e rrymës R&B, SZA, ka sjellë albumin e saj të ri gjatë javës së parë të muajit janar. Ajo ka publikuar rreth 23 këngë, por këtë javë vetëm projekti i saj “Nobody Gets Me” arrin të bëhet pjesë e “The Playlist”. Suksesi i saj i madh ka arritur të rendisë artisten në “Billboard Top 200” për muajin janar.
Madonna duket se do t’i rezistojë viteve dhe sa vjen e bëhet akoma edhe më e dëgjuar. Në rrjetet sociale është rikthyer një demo e saj e shumë viteve më parë, “Back That Up To The Beat”, të cilën ajo nuk e ka lançuar kurrë. Por para disa ditëve, ajo zgjodhi ta publikojë versionin zyrtar të demos.