“Alright” është bashkëpunimi i parë mes këngëtarit australian Sam Fischer dhe kantautores amerikane Meghan Trainor. Kënga mendohet se ka nisur të krijohet që nga viti 2019, por nuk mundi të përfundojë për shkak të pandemisë COVID-19. Artistët kanë mbledhur forcat sërish dhe më në fund kanë sjellë bashkëpunimin, i cili është publikuar zyrtarisht më 2 Qershor 2023 në versionin audio. Nuk dihet nëse do të ketë një klip të mirëfilltë, pasi Meghan së shpejti do të jetë në pritje të ëmbël.
Beyoncé ka publikuar një remiks të këngës së saj “AMERICA HAS A PROBLEM” nga albumi i saj fitues i Grammy-t 2022, “RENAISSANCE”, me reperin amerikan Kendrick Lamar. Kjo është kënga e tretë në të cilën Queen B & Kung-Fu Kenny kanë bashkëpunuar, me dyshen që na kanë bekuar në 2016 me “Freedom” dhe më vonë duke u shfaqur së bashku në kolonën zanore të filmit Lion King 2019 me “NILE”. Duhet gjithashtu të theksohet se ky është publikimi i parë i Kendrick në vitin 2023 nën kompaninë e tij të re diskografike, e cila është një etiketë bashkëpunuese me Dave Free, pgLang. Kjo këngë vjen pas albumit të tij të pestë në studio, “Mr. Morale & The Big Steppers” të vitit 2022.
“Nëse dukesh mirë, vepro keq” mund të jetë ideali platonik i një slogani veror. Me këtë deklaratë të qartë Diddy, City Girls dhe Fabolous po i vënë të gjitha në linjë në një përpjekje për të ofruar një himn veror të padiskutueshëm. Ky hit i tyre i radhës titullohet “Act Bad”. Rikujojmë se Diddy dhe Yung Miami (pjesëtare e City Girls) janë në një marrëdhënie romantike.