Çfarë duan më shumë vajzat? Nëse po pyesni veten nëse janë diamantet apo shopping, e keni shumë gabim. E harruat këngën ikonike “Girls Just Want To Have Fun”? Ja, po jua rikujtojmë ne gjatë kësaj jave…
Fillimi i kësaj jave shënon dhe datën 4 Korrik, Ditën e Pavarësisë në SHBA e nuk kishte si të mungonte dhe një projekt kushtuar kësaj dite të rëndësishme. Për këtë arsye Sufjan Stevens sjell “Fourth Of July”. Ju kujtohet shprehja e John Lennon “You may say I’m a dreamer, but I’m not the only one”? Epo, nuk është i vetmi që flet për ëndrrat dhe ëndrrimtarët. Dermot Kennedy sjell projektin “Dreamer”.
Mirëpresim gjithashtu “American Pie”. Prisni, le të mos keqkuptohemi. Jo flmin, por projektin e Jade Bird. Dhe meqë jemi tek filmat, “Minons: The Rise Of Gru” ka një nga këngët më interesante nga Jackson Wang, “Born To Be Alive”.