Celebrities Music Top 100 Songs of the Year

“Plot dashuri dhe muzikë të mirë…”/Dren Abazi vjen me një urim ekskluzivisht për Top Albania Radio!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Një urim special për Vitin e Ri vjen nga këngëtari i njohur Dren Abazi:

Tung, nga Dren Abazi! I përshëndes të gjithë dëgjuesit e radios sime të preferuar, Top Albania Radio dhe të gjithë dëgjuesit e ndjekësit e mi! Duke ju uruar një Vit të Ri sa më të mbarë e sa më të bukur, plot dashuri dhe muzikë të mirë! Gëzuar të gjithëve!