Celebrities Top 100 Songs of the Year

Urimi special i Aurela Gaçes për të gjithë dëgjuesit e Top Albania Radios…

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Një urim special për Vitin e Ri vjen nga këngëtarja e talentuar dhe shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe…

Përshëndetje Top Albania Radio, unë jam ajo, dora vetë, Aurela Gaçe! Faleminderit që keni luajtur gjatë gjithë këtij viti këngët e reja të albumit. Jam mirënjohëse ndaj çdo dëgjuesi, ndaj çdo njeriu që më fal dashuri dhe dua t’ju uroj të gjithëve një vit të mbarë! Tani që jam nënë e kuptoj më shumë se kurrë atë shprehjen: Shëndeti në radhë të parë! Kështu që ju uroj të gjithëve shëndet dhe vetëm të mira të keni të gjithë! Faleminderit edhe njëherë Top Albania Radio!