Celebrities Pasò Sport

Redi Jupi zbulon ‘sekretet’ e futbollistëve të huaj… Kush rrinte me paketa me cigare dhe kë e merrnin të dehur në rrugë tifozët?!

Ditën e sotme i ftuar në një lidhje telefonike në “Pasò” ishte Redi Jupi. Një njohës i mirë i futbollit, Redi bëhet shpeshherë pjesë e të premtes sportive në Top Albania Radio, për analiza të detajuara, komente dhe parashikime lidhur me ndeshjet e futbollit. Ndër të tjera, ditën e sotme u fol për problemet që has futbolli në Shqipëri. Teksa u fol për reshjet dhe ndikimin e tyre në ndeshje, apo për kushtet e vështira klimatike dhe jo vetëm, me të cilat përballen futbollistët, Redi pati një koment paksa thumbues.

Ne nuk kemi reshje pafund, por kemi këto problematika me reshjet… Kam përshtypjen se këto halle do të na shoqërojnë edhe për disa kohë!

Teksa Redi Jupi përmendi vlerën e ekonomisë në skuadrat e futbollit, ai theksoi se në Shqipëri edhe kur kjo çështje është pozitive, e kthejnë në negative.

Problemi është se duhet kthyer në treg atraktiv. E para të kthehet në treg një herë. Ne në Shqipëri dhe kur marrim para, na kthehen në hall.

Gjithashtu, Jupi zbuloi ‘sekretet’ e futbollistëve të huaj… Kush rrinte me paketa me cigare dhe kë e merrnin të dehur në rrugë tifozët?!

Kur isha në Turqi gati 80% e ekipit pinin duhan. Në Angli apo Itali shumë lojtarë, për shembull Buffon rrinte me paketa me cigare me vete. Vidal-in kushedi sa herë tifozët e kanë marrë të dehur në rrugë… Këto nuk janë shembuj për t’u marrë…