Showbiz

Renee Zellwegger dëshiron të luajë sërish rolin e “Bridget Jones”

Të gjithë e duan personazhin ikonik të Bridget Jones, batutat e saj, gafat dhe theksin dramatik britanik.

Aktorja e famshme Renee Zellwegger e cila sapo rrëmbeu një çmim në “Golden Globes” tha në një intervistë se do të dëshironte shumë që të ishte sërish në rolin e Bridget Jones.

Ajo thkesoi se nuk e di nëse do të ketë një film të 4-t të Bridget Jones por nëse po atëherë 50-vjeçarja është e gatshme.

Kujtojmë se Renee ka luajtur në 3 filma të tjerë të Bridget Jones; në vitin 2001 “Bridget Jones Diary”, 2004 “Bridget Jones: The Edge Of Reason” dhe 2016-të “Bridget Jones Baby”.