Film & Tv Health & Beauty

Mos ndoshta Bridget Jones na bëri të urrejmë trupin tonë?!

Në një artikull të publikuar pak orë më parë nga “Vogue”, për herë të parë është analizuar ditari i Bridget Jones, nga titulli i filmit të famshëm me të njëjtin emër dhe ajo çfarë u vu re, ngriti pyetje të shumta.

Në këtë artikull që na kthen pas në vitin 2001 kur u realizua dhe filmi, flet për mënyrën se si Bridget është fokusuar në ndryshimin e pamjes së saj të jashtme për t’u pranuar nga njerëzit përreth madje edhe nga familja e saj.

Në shkrimet e para të ditarit tregohet se si plani i saj për vitin e ri është që të humbasë 10 kilogramë dhe këtë kapitull të ri në jetën e saj duhet ta nisë me lënien e alkoolit. Nëse nuk e merr seriozisht këtë ndryshim atëherë Bridget rrezikon që të mbesë vetëm përgjithmonë.

Filmi dhe libri nga Helen Fielding në të cilin u bazua – shkon shumë larg për të na treguar peshën e saktë të Bridget në disa pika. “Pesha 136 lb” është gjëja e parë në këtë film që Bridget shkruan në ditarin e saj, dhe është e çuditshme pasi ajo jeton në Britaninë e Madhe, ku mund supozohet se ata vetëm ‘qahen’ për peshën e trupit dhe kilet e tepërta. Na është thënë që nga fillimi se ‘numri’ i Bridget është një pengesë e madhe për t’u kapërcyer dhe ky kthehet në fokusin kryesor të filmit.

Po të ishte ky një film për një grua me vetëvlerësim të ulët që mëson ta dojë veten, mund të ishte shfaqur ndryshe 20 vjet më vonë. Por, nuk është vetëm Bridget e cila është e shqetësuar me peshën e saj. A e dashuron me të vërtetë Mark Darcy pyesin të gjithë?!

Duke u kthyer pas 20 vite, është e pamundur të reflektosh për Ditarin e Bridget Jones pa përmendur stuhinë mediatike që e rrethoi atë. Renée Zellweger shtoi 20 kilogramë dy herë në mënyrë që të luante në këtë film dhe vazhdimin e tij. Tabloidët e shndërruan këtë fakt në pesë vjet material duke kontrolluar nëse aktorja ishte shumë e shëndoshë apo shumë e hollë apo nuk humbi peshë mjaft shpejt ose duke humbur peshë shumë shpejt.

“Vogue” shton se ky film është një ndër romancat më të bukura të realizuara ndonjëherë. Por, megjithëse kanë kaluar 20 vite nga kilet që Bridget Jones shtoi dhe me kaq shumë mundim donte t’i hiqte, jemi ende shumë vite larg të të mësuarit të duam trupin tonë dhe të kujdesemi për të ndërkohë që jemi të zëna duke u ankuar apo duke e urryer atë.