Music Show News Top Albania Radio Special

Rikthehet maratona e 100 këngëve më të mira të vitit 2021!

Është koha për t’iu rikthyer vitit të ‘vjetër’ i cili është në ditët e tij të fundit, për të ri-dëgjuar këngët të cilat na ndikuan më shumë në kalimin e tij. 2021 duket sikur dha ‘shenja’ jete. Edhe pse në këto ditë dimri dëgjojmë më shumë raste në ngritje të Covid, më shumë shtete që po i rikthehen karantinës, për muaj me rradhë sallat e koncerteve dhe turnetë ri nisën dhe fansat mbushën plot e përplot shkallët e eventeve, duke sjellë një tis normaliteti. Justin Bieber, Elton John, Lady Gaga, Harry Styles, Travis Scott, Drake, kanë qënë në qendër të vëmendjes, pas tyre nuk ngelet as mbreti i listës vitin e kaluar – The Weeknd.

2021 është viti i rikthimit bujshëm të Adele, Ed Sheeran, apo më të harruarve si James Morrison apo Placebo. Skena shqiptare ndërkohë ka qënë më e vakët me koncerte sporadike dhe në orare dite jo nate, por publikimet nuk kanë qënë të pakta. Elvana Gjata, Elhaida Dani, Dafina Zeqiri, Arilena u kthyen me albume dhe koncerte të mëdha live bashkë me to edhe artisti më i suksesshëm shqiptar i listës vitin e kaluar Yll Limani, ngelen ende në më të preferuarit.

Por surprizat nga artistë të rinj nuk mungojnë në 2021, as në skenën kombëtare as në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Më shumë se 7 orë në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin.  Shoqëroni orët e fundit të një viti shpresa-madh i cili i lë vendin një tjetri edhe më shumë të tillë, sepse çdo gjë çiftëzohet vitin tjetër. (2022). Cilat do jenë këngët kryesuese? Duroni edhe pak ditë.