Bota Botë e Çuditshme

Shtirej si manekinë për të vjedhur bizhuteri, arrestohet i riu!

Një i ri i paidentifikuar akuzohet se është shtirur si manekinë në një vitrinë dyqani në Varshavë për të vjedhur bizhuteri pas mbylljes së dyqanit. Në kamerat e sigurisë, 22-vjeçari shfaqet duke qëndruar i qetë dhe duke mbajtur një çantë në vitrinë.

Policia e Varshavës tha se stafi dhe klientët nuk vunë re asgjë të pazakontë pasi i riu qëndronte në dritare dhe u ngatërrua në mesin e disa manekinave të tjera. Policia tregoi se ai do të qëndronte ende derisa të ndiente se ishte i sigurt dhe më pas do të kalonte nëpër seksione të ndryshme të qendrës tregtare përpara se të vidhte bizhuteritë. Ai më pas u pikas nga personeli i sigurisë dhe u arrestua nga policia.