Bota Botë e Çuditshme

Vendosi një manekin të gjakosur në kosh, qytetari tmerron fqinjët të cilët të panikosur thërritën policinë!

Policia britanike u thirr për të ndërhyrë pasi banorët e qytetit raportuan për një trup njeriu në një kosh plehrash, por rezultoi një mashtrim. Nga pamjet që kanë publikuar mediat vendase, duket trupi i një njeriu të gjakosur i lënë në koshin e mbeturinave. Oficerët e policisë kishin marrë një telefonatë nga një qytetar për një njeri të gjymtuar. Por ndërsa po kërkonin trupin, një banor i zonës u bëri shenjë për t’u shpjeguar se ishte një shaka që i doli jashtë kontrollit.

Ai i nxori pjesët e rreme të trupit nga koshi i plehrave dhe i shpjegoi se nuk ishin të vërteta. Pjesët e trupit ishin vendosur në kosh si një shaka që ai bënte me fqinjët e tij. “I vendosa në një thes që askush të mos i shohë tani. Është thjesht një farsë që doli jashtë kontrollit”,-mësohet të ketë thënë qytetari.