Celebrities Dita e 8

Stilisti Ardi Asllani: “Më tremb ideja e të paturit fëmijë”

Stilisti, Ardi Asllani i ftuar në “Dita e 8” nën prezantimin e Akil Pano, foli për jetën e tij private dhe u shpreh se është rritur në një familje me shumë dashuri.

Ai shtoi se nuk është nxituar për të krijuar një familje, pasi e tremb ideja e të paturit pasardhës.

Më tremb ideja e të paturit pasardhës. Është një botë shumë mizore dhe duhet të kesh mundësitë t’ja plotësosh fëmijës të gjitha kushtet për t’u rritur siç duhet. Mendoj se do të isha një baba dhe një bashkëshort i mrekullueshëm.

Stilisti i mirënjohur, gjithashtu foli për një histori të shkuar dashurie, për të cilën u shpreh se e ka lënë t’i ikë duarsh.

Ardi shtoi se nëse do të kishte mundësi, do të kishte zgjedhur një profesion tjetër, pasi puna si stilist është shumë e vështirë për t’u ushtruar në një vend si Shqipëria.