Botë e Çuditshme Travel

Tanimë qentë trajnohen posaçërisht për të qetësuar pasagjerët në aeroportin e Stambollit!

Qentë e trajnuar posaçërisht janë në dispozicion në aeroportin e Stambollit për të qetësuar pasagjerët nervozë përpara fluturimit të tyre. Aeroporti ka zbatuar programin për të ndihmuar në uljen e stresit dhe ankthit tek pasagjerët që kalojnë nëpër terminalet e tij. Pas reagimeve pozitive nga pasagjerët, operatori i aeroportit IGA dëshiron të zgjerojë projektin, duke rritur numrin e qenve nga pesë në 10 për të rehatuar pasagjerët.

Murat Cengiz Koca, një ekspert dhe trainer i sjelljes së qenve që shoqëron qentë në aeroport, tha se kafshët janë të trajnuar që të mos reagojnë ndaj tingujve apo njerëzve. “Qentë që ne zgjodhëm këtu kaluan një proces dhe stërvitje njëvjeçare. Ata janë sot këtu sepse ishin të suksesshëm”,-theksoi ai.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “La República”, autori Rosario Ticona shkruan se për shumë amerikano-latinë, dëshira për të eksploruar Evropën është mjaft e madhe, por se të vizitosh qytete si Parisi, Roma apo Barcelona mund të jetë shumë e shtrenjtë. Kjo situatë bën që shpesh shumë njerëz t’i shtyjnë këto dëshira, duke i shndërruar ato në ëndrra të paarritshme.

Vendi më i lirë për të vizituar Evropën është Shqipëria, e vendosur në juglindje të Gadishullit Ballkanik. Shqipëria ofron çmime të favorshme për akomodimet. Përveç kësaj, ndër atraksionet e saj kryesore janë plazhet e Rivierës Shqiptare, kështjellat dhe disa zona arkeologjike. Gjithashtu, vendi mesdhetar ruan ende hijeshinë natyrore pasi nuk është pushtuar nga turmat e turistëve, si Parisi.

Shqipëria është një vend i lirë për t’u vizituar. Vendi ofron një përvojë unike me çmime shumë të përballueshme. Për shembull, një apartament privat kushton afërsisht 10 euro nata. Gjithashtu, turistët mund të zgjedhin akomodimin që dëshirojnë sipas nevojave dhe buxhetit të tyre, pasi shumë pronarë operojnë përmes platformave “Booking” dhe “Airbnb”.