Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë të fokusuar te Luizi, Bjordi zbulon se cili është gabimi i banorëve në strategjinë e tyre në BBV!

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Një garë me shumë emocione të forta, debate e sigurisht edhe çaste të bukura. Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga banorët që është cilësuar si më i fortë, është pikërisht Luiz Ejlli. Ditën e sotme, në një bisedë me Luizin, Bjordi ka komentuar si e sheh ai këtë lojë dhe ka cilësuar se cili është sipas tij gabimi i banorëve të tjerë.

Nëse është e shkruajtur që ti do fitosh, ti do fitosh. Edhe ne do bëjmë thjesht një lojë të lodhshme, duke e vuajtur këtë gjë. Nëse ti e harron, ti do bësh lojën tënde, do e shijosh dhe ke një shans ta ndryshosh edhe lojën e Luizit.