Aktualitet Politikë Rajoni

Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Të mos ecim në këtë shteg të rrezikshëm, palët të ulen në dialog

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se i bashkohet shqetësimit të partnerëve ndërkombëtarë pas situatës së krijuar në Mitrovicë të Veriut, ku ka pasur përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve serbë gjatë momentin kur katër kryetarët e zgjedhur të komunave janë futur në zyra nën praninë e forcave speciale.

Kreu i qeverisë u kërkon dy palëve që të mos ndjekin këtë shteg të rrezikshëm, por të ulen tensionet dhe të vijojnë rrugën e dialogut.

A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Rama.

Lajm në përditësim….