Tech

Threads vjen me disa veçori të reja!

I prezantuar vitin e kaluar si përgjigje ndaj atyre që po kërkonin një alternativë të re si Twitter (X), Threads nga Instagram ka shtuar gjithnjë veçori të reja për të përmirësuar përvojën e përdoruesve. Në raundin e fundit të përditësimeve, aplikacioni po teston aftësinë për të vendosur postime në draft, si dhe aftësinë për të shkrepur dhe ndarë një foto brenda aplikacionit. Njoftimi për këtë përditësim u bë nga shefi i Instagram dhe Threads, Adam Mosseri, i cili deklaroi se ky test aktualisht po zhvillohet te një numër i vogël përdoruesish.

Ndërsa këto janë përmirësime të mirëseardhura në aplikacion, ka ende disa veçori që komuniteti i Threads i ka kërkuar për një kohë të gjatë. Një prej tyre është edhe mundësia për të dërguar mesazhe direkt, veçori kjo e cila ende nuk është konfirmuar nëse do të realizohet. Pavarësisht kësaj, Threads po vazhdon të rritet dhe tani numëron 130 milionë përdorues mujor.

Rikujtojmë, se gjiganti teknologjik Meta, ka njoftuar se nuk do t’u rekomandojë më postime politike përdoruesve në Instagram dhe Threads. “Ne duam që Instagram dhe Threads të jenë një përvojë e shkëlqyer për të gjithë. Nëse vendosni të ndiqni llogaritë me përmbajtje politike ne nuk futemi mes jush dhe postimeve të tyre, por ne gjithashtu nuk duam të rekomandojmë në mënyrë proaktive përmbajtje politike të llogarive që ju nuk i ndiqni”,-tha kompania në një postim.

Ky funksion fillimisht do të vlejë për Instagram dhe Threads. Megjithatë, Meta planifikon ta shpërndajë këtë kontroll edhe në Facebook në të ardhmen. “Qëllimi ynë është të ruajmë aftësinë që njerëzit të kenë mundësi të zgjedhin ndërveprimin me përmbajtjen politike duke respektuar preferencat e secilit person për të”,-tha kreu i Instagram, Adam Mosseri.