Tech

Ju prezantojmë me dy veçoritë e reja të platformës Threads!

Meta do të lançojë dy veçori të reja në platformën Threads, që do t’u mundësojë përdoruesve të bëjnë sondazhe në postime si dhe vendosjen e GIF-ave. Veçoritë janë duke u lançuar, siç tregoi CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg përmes një demonstrimi.

Zuckerberg gjithashtu bëri një postim me një sondazh që u shfaq në aplikacionet celulare të Threads, por jo në ueb deri më tani. Këto janë veçori të vogla dhe janë funksione që keni mundur t’i bëni shumë kohë më parë edhe në X (ish-Twitter). Platforma e mesazheve të Meta, Threads ka marrë disa funksione të reja që e bëjnë më të lehtë përdorimin e shërbimit.

Mark Zuckerberg, i cili zotëron platformën e re Threads, njoftoi mbështetjen për veçorinë e ndarjes së postimeve në mesazhet direkte në Instagram. Përveç kësaj, Threads ka marrë gjithashtu tekst alternativ të personalizuar për foto dhe video dhe një buton të ri (@). Opsioni “dërgo në Instagram” i lejon përdoruesit të postojnë përmbajtjen e tyre të Threads direkt në DM të Instagram, përmes butonit “dërgo”.

Në muajin korrik, Threads, regjistroi më shumë se 100 milionë përdorues në më pak se pesë ditë. Kjo do të thotë se Threads, mposhti një rekord të vendosur nga aplikacioni ChatGPT i Open AI. Sigurisht që u kthye në një ‘trend’ kjo platformë dhe shumë figura dhe organizata të njohura i janë bashkuar Threads, duke përfshirë këtu Shakira, Jennifer Lopez, Stephen Curry, Pharrell Williams dhe Oprah Winfrey, të cilët kanë postuar në mënyrë të vazhdueshme dhe kanë qenë mjaft aktiv në platformë. Kompani të tilla si Netflix, Spotify, Amazon dhe Coca-Cola kanë krijuar gjithashtu llogari zyrtare të Threads.