Celebrities Pasò Sport

Trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi zbulon se po përgatiten për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror!

Sot i ftuar në emisionin sportiv “Paso” ka qenë trajneri i atletes Luzia Gega, bëhet fjalë për Taulant Stërmasin. Ai është vlerësuar së fundmi nga Federata Europiane me çmimin si “Trajneri më i mirë në Europë”. Sa i përket këtij suksesi ai është shprehur se:

Shpresoj që dalëngadalë të kemi edhe të tjerë. Çdo gjë do përkushtim. Duket si profesion i papaguar në Shqipëri sporti, por që realisht nuk është ashtu. E rëndësishme është që të kesh disa ‘goals’, objektiva dhe gjithçka arrihet. Shqipëria ka një infrasktrukturë të magët sportive. Do jetë një proces i gjatë shumë, nëse merresh me këto dhe nuk do kesh kohë që të merresh dhe të fokusohesh tek sporti. Po të dish se ku do të arrish mundohesh dhe ia del.

Në lidhje me situatën e mbështetjes minimale të sportistëve dhe atletëve në Shqipëri kur marrin pjesë në aktivitete sportive dhe më pas për gëzimin e suksesit pas fitoreve të tyre, si në rastin e Luiza Gegës trajneri u shpreh se:

Lum ata që janë në pushtet që të përfitojnë nga situata. Nuk mërzitem dhe as nuk ndihem i përbuzur, jam në nivelin ‘mute’ momentalisht. Pavarësisht se jemi në situatë të tillë sërish nuk ndryshon gjë. Për pak ditë nisemi edhe në Kenia për të vijuar stërvitjen tonë.

A mund të dalë model dhe kampion një sportist pa asnjë kusht në vend?

Mund të duket si rast i paarritshëm. Pa u mërzitur me gjërat e tjera dhe pa iu kushtuar shumë rëndësi duhet t’i marrësh maksimumin dhe duhet punë shumë për të arritur fitore. Ne po përgatitemi fort dhe do luftojmë fort me Luizën për kampionatin botëror.