Auto & Moto Botë e Çuditshme

U ble dhe nuk u përdor kurrë, edhe pas 32 vitesh kjo makinë duket ‘fringo e re’!

Ka raste që koleksionistët blejnë makina dhe nuk i përdorin kurrë ato. Ky është rasti i pronarit të një Porsche 911 Turbo, të vitit 1991, që praktikisht është një makinë e re. Në 32 vite, ky mjet ka përshkuar vetëm 574 kilometra dhe është njësoj si në vitin e blerjes.

Me shumë mundësi, makina nuk i ka provuar kurrë autobahn-et gjermane dhe nuk e ka arritur kurrë shpejtësinë e saj maksimale, që është rreth 270 km/h. Nuk dihet se si, por kjo “bishë” ka mbërritur në Angli dhe aty shitet nga “Early911’s”, një qendër e specializuar për makinat klasike Porsche.

Ndërkaq, Porsche vazhdon të elektrizojë modelet e saja dhe një Cayenne plotësisht elektrike pritet në treg pas tre vjetësh. Me një total prej 95,604 njësive të shitura në vitin 2022, Cayenne ishte modeli më popullor i Porsche. Një version i përmirësuar i SUV-it të madh luksoz u njoftua përpara premierës së tij botërore të planifikuar për në prill dhe modeli ekziston që nga viti 2017.