Health & Beauty

Vendet ku keni më shumë gjasa të prekeni nga gripi!

Simptomat e zakonshme të gripit përfshijnë temperaturë, kollë, lodhje, të dridhura dhe dhimbje muskujsh, ndërsa komplikimet mund të çojnë në kushte kërcënuese për jetën, si pneumonia. Shkollat dhe kopshtet njihen për sëmundjet qarkulluese dhe gripi nuk bën përjashtim. Ndërveprimet e nxënësve krijojnë një mjedis të favorshëm për transmetimin e gripit. Të gjithë fëmijët kanë lodra të përbashkëta, shumë aktivitete në grup dhe ka shumë mikrobe në këtë grupmoshë.

Inkurajimi i larjes së rregullt të duarve, promovimi i vaksinimit dhe informimi për epidemitë e gripit në komunitet, janë hapa kyçë në mbrojtjen e nxënësve dhe mësuesve. Pavarësisht nëse jeni në autobusë, trena apo taksi, turmat dhe sipërfaqet me prekje të lartë e bëjnë më të mundshëm që të kapeni nga gripi.

Kontakti i ngushtë me pasagjerët dhe ulja në të njëjtat ulëse pa i pastruar ato midis pasagjerëve, rrit ndjeshëm rrezikun e infektimit. Nuk është sekret që hapësirat e zyrave mund të jenë pika të nxehta të mundshme për viruset dhe bakteret. Ju punoni ngushtë me të tjerët në punë, që do të thotë se jeni në afërsi dhe shpesh ndani hapësira të tilla, si dhomat e takimeve dhe pushimeve.

Ndërsa qendrat e fitnesit dhe klasat e ushtrimeve në grup kanë për qëllim promovimin e një stili jetese të shëndetshëm, ato gjithashtu mund t’ju ekspozojnë ndaj gripit. Pajisjet e përbashkëta të stërvitjes dhe afërsia gjatë ushtrimeve, krijojnë një mjedis ku virusi i gripit mund të përhapet shpejt. Ndërsa udhëtimi në destinacione të reja është emocionues, aeroportet dhe aeroplanët mund të jenë baza për përhapjen e viruseve. Hapësirat e mbyllura dhe afërsia me bashkudhëtarët rrisin rrezikun e ekspozimit.

Shpesh jeni në hapësira të vogla të mbyllura në restorante ose kafene dhe për më tepër, jeni duke përdorur artikuj të përbashkët, si menutë kështu që mund të prekni sipërfaqen e diçkaje me virusin në të. Koncertet e mbushura me njerëz dhe ngjarjet sportive mund të jenë emocionuese, por ambientet mund ta rritin rrezikun e gripit.

Për shkak të numrit të madh të njerëzve koncertet dhe ngjarjet sportive janë vende me rrezik të lartë gripi. Fluksi i vazhdueshëm i pacientëve, pajisjet e përbashkëta mjekësore dhe ndërveprimet e ngushta mes mjekëve dhe infermierëve, rrisin ndjeshëm rrezikun e prekjes nga virusi i gripit. Për shkak të numrit të njerëzve të sëmurë rreth jush, ju keni më shumë gjasa të ekspozoheni ndaj gripit në spitale dhe objekte të kujdesit shëndetësor.