Dubai po planifikon të ndërtojë xhaminë e parë 3D në botë, e cila do të jetë gati në fillim të vitit 2025. Sipas mediave të huaja, Departamenti i Çështjeve Islame dhe Aktiviteteve Bamirëse të Dubait (IACAD) njoftoi se ndërtimi i xhamisë 2,000 metra katrorë në Bur Dubai do të fillojë në tetor dhe pasi të përfundojë, xhamia do të “strehojë” 600 besimtarë.
![](https://laffaz.com/wp-content/uploads/2023/01/dubai-reveals-world-first-3d-printed-mosque.jpg)
Bur Dubai është një nga lagjet më të vjetra në Emiratet e Bashkuara Arabe. Realizimi 3D i strukturës së ndërtesës do të marrë afërsisht katër muaj për t’u përfunduar me 12 muaj të tjerë për të përshtatur plotësisht objektet e xhamisë. Tre punëtorë do të përdorin printerin robotik 3D, i cili do të printojë dy metra katrorë në orë.
![](https://iqna.ir/files/en/news/2023/1/13/124590_334.png)
Projekti është hapi i fundit i emiratit në strategjinë e tij të xhamisë 3D në Dubai, i nisur në vitin 2016 nga sundimtari Sheikh Mohammed bin Rashid Al-Maktoum. Nisma synon të pozicionojë Dubain në krye në fushën e teknologjisë deri në vitin 2030. Ndërkaq, zhvilluesit e resortit, “Red Sea Global” shpresojnë të hapin për publikun “Sheybarah Resort”, i cili do të jetë në Arabinë Saudite, deri në vitin 2024.
Ai do të vendoset në ishullin e pabanuar Shaybara, që ndodhet 45 minuta me varkë nga kontinenti. Sipas zhvilluesve, siti është shtëpia e një mjedisi shumë të larmishëm me rizoforë të dendur, një florë të larmishme, plazhe me duna me rërë të bardhë dhe banime koralesh.