Bota Botë e Çuditshme

Zbulohet Kurani më i vjetër në botë!

Një fragment i Kuranit që daton në shekullin e 9-të pas Krishtit është dëshmia më e vjetër e shkruar e pranisë myslimane në Siçili që kujton rrënjët islame dhe të krishtera të ishullit. Pergamena e lëkurës së deleve ishte “ricikluar” si kopertinë e një regjistri të të dhënave martesore të gjysmës së parë të shekullit të 16-të, në zonën e Calatafimit.

Duke ekzaminuar gjetjen, Giuseppe Mandalà, profesor i Historisë së Vendeve Islame në Universitetin Shtetëror të Milanos, njohu karakteret kufike, stilin grafik të gjuhës arabe që e ka marrë emrin nga qyteti Kufa, ku ka ndodhur faza më e vjetër e zhvillimit të gjuhës arabe duke filluar nga shekulli i VII pas Krishtit. Sipas tij, kjo gjetje i atribuohet epokës myslimane të Siçilisë, për të cilën mbeten dëshmi të rralla të shkruara, si Kurani i Palermos, një dorëshkrim që daton nga 982-983 pas Krishtit, me origjinë siçiliane, i ruajtur kryesisht në Stamboll.

Përkthimi i kryer nga Mandalà i referohet disa vargjeve të sures (emri i kapitujve) të Bletëve (Kurani, XVI: 8-11). Referenca për bletët vjen nga vargu 68: “Dhe Zoti juaj i frymëzoi bletët: banoni në male, në pemë dhe në ndërtesat e njerëzve.” Dhe në ajetin vijues: ” (…) Nga barku i tyre rrjedh lëng me ngjyra të ndryshme, në të cilin ka shërim për njerëzit”. Sipas Kuranit, Allahu, Krijuesi, frymëzoi sjelljen e kafshëve të ndryshme, si dhe atë të njerëzve.

Sa i përket mjaltit, ngjyrat e ndryshme përcaktohen nga lulet nga të cilat bletët mbledhin polenin, prandaj sureja njeh fuqinë e tij shëruese. Dominimi arab në Siçili filloi në vitin 827 dhe përfundoi në 1061, me pushtimin norman të Palermos. Të krishterët e ishullit, Arabët dhe Evropa Mesjetare (Ananke, 2014), ishin të nënshtruar ndaj sheriatit, ligjit islamik, por jo rreptësisht të shtypur. Ata njiheshin si dhimmi, domethënë të lirë për të praktikuar fenë e tyre, për të banuar ku të donin dhe për të zgjedhur profesione.