Bota

Historia përsëritet, italianët ikin pa paguar në Maltë! Babai i njërit prej të rinjve njeh të birin nga gazetat dhe paguan faturën e restorantit!

Një grup të rinjsh italianë u bënë sërish tituj nëpër mediat e huaja pasi u larguan nga një restorant në Maltë pa paguar faturën. Edhe në këtë rast, siç ndodhi disa javë më parë në Shqipëri, që në atë kohë ishte kryeministrja Georgia Meloni, një person i tretë ndërhyri për të shlyer faturën e tyre.

Ishte babai i njërit prej të rinjve, i cili njohu të birin nga gazetat. Ngjarja ndodhi më 25 gusht në Msida, një qytet i vogël në ishullin e Maltës. Protagonistët e ngjarjes, të raportuar nga gazetat lokale, janë pesë adoleshentë siçilianë me pushime në ishull, të cilët kishin shkuar për drekë në një restorant italian.

Pasi kishin ngrënë, ata u ngritën nga tavolina njëri pas tjetrit me justifikimin se do pinin cigare, duke ikur pa paguar faturën rreth 100 euro. Pronarët e restorantit raportuan ngjarjen në polici dhe kontaktuan gazetat lokale, duke siguruar pamjet e regjistruara nga kamerat CCTV të restorantit.

Një nga dy pronarët, siçiliani, njohu theksin e djemve dhe për këtë arsye ua dërgoi imazhet edhe gazetave të ndryshme lokale italiane. Babai i njërit prej djemve njohur të birin dhe kontaktoi menjëherë restorantin për të shlyer faturën. Pronarët e Pasta & Co. e vlerësuan gjestin dhe deklaruan synimin e tyre për ta dhuruar shumën për bamirësi për një organizatë joqeveritare që kujdeset për personat me aftësi të kufizuara me qendër në Gozo. Në atë moment, babai i djalit vendosi të rrisë shumën për t’u kompensuar dhe të bëjë një transfertë prej 250 eurosh direkt në IBAN-in e fondacionit.