Celebrities Gossip Ndryshe

Zhaklina Gjolla: “Olta nuk është ndonjë aktore kushedi, me Luizin e Efin kanë guxim budallai!”

Sot e ftuar në emsionin “Ndryshe” ka qenë një nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, Zhaklina Gjolla. Gazetarja e njohur nuk arriti dot që ta vazhdonte rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sepse vendosi që të ndërpriste eksperiencën e saj dhe të largohej.

Ajo i ka dhënë një përgjigje edhe pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit.

A do të rikthehej brenda shtëpisë së ‘BBV’ Zhaklina dhe cili është mendimi i saj për personazhet VIP aty?

E mora një telefonatë për t’u rikthyer dhe një herë në shtëpi. Nuk e mbaja dot presionin e rikthimit në atë pikë të lojës. Kur isha aty brenda nuk mendoja që ata ishin VIP-a. Një njeri që ka 400 mijë ndjekës në Instagram ka një lloj rëndësie në një audiencë të caktuar. Për sa kohë isha brenda thashë këta janë njerëz që unë nuk do doja që të isha jashtë, të ndaja një tavolinë dhe kur e kupton këtë ti kthen kurrizin dhe ikën në shtepinë tënde.

E një një emision politik si ‘Ndryshe’ nuk mund të mungonte pyetja se me cilin krah partiak është Zhaklina.

Unë kam një familje që ka shkuar djathtas dhe unë vetë kam shkuar dhe majtas dhe djathtas. Unë nuk ndjek ideale, e ndjek politikën vetëm për të studiuar mënyrën e komunikimit të politikanëve. Nuk kam votuar asnjëherë. Këtë vit mendoj të votoj. 

E ndjek më ‘Big Brother’ Zhaklina dhe cili është mendimi i saj për Oltën, një nga ish-banoret me të cilën u konfliktua gjatë kohës së qëndrimit të saj në shtëpi.

E kam braktisur së ndjekuri ‘Big Brother’. Nuk është ndonjë aktore kushedi, është një aktore ‘wanna be’ (që dëshiron të bëhet). Unë e kam thënë disa herë. Pse askush nuk e pyet Oltën për mua. Kam kuptuar që nga Olta, nga Luizi, nga Efi, që njeriu duhet të ketë shumë vetbesim. Të kesh guxim budallai, mesazhi që kam marrë nga ky ‘Big Brother’.

A është e dashuruar Zhaklina?

Po.