Thënie

Nëse kërkon vetëm fjalë, pyet një burrë; nëse kërkon vepra, pyet një femër…

Margaret Thatcher

Arsyeja s’është asgjë pa imagjinatën…

Rene Decardes

Shumica e së keqes bëhet nga njerëz, që nuk vendosin të jenë as të mirë as të këqinj!

Hanan Arendt

Ne duhet të mësohemi: Në kryqëzimet më të rëndësishme të rrugëve të jetës sonë, nuk ka asnjë tabelë treguese…

Ernest Heminguej

Njerëzit janë tan njësoj prej natyrës, edukata i ban me u dallue!

At Gjergj Fishta

Unë nuk urrej askënd në këtë botë, po janë disa njerëz që do t'i shihja vetëm nga larg…

Uglo Foscolo

Mos quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet!

Sokrati

Që të shpëtosh botën, shpëtoi njerëzit një e nga një. Gjithçka tjetër është romanticizëm ose politikë…

Charles Bukowski

Padurimi shoqërohet gjithnjë nga dështimi…

Faik Konica

Dashuria e papjekur thotë: Të dua sepse kam nevojë për ty. Dashuria e pjekur thotë: Kam nevojë për ty, sepse të dua!

Erich Froom

Gjej dikë që te bën të qeshësh, sepse mjafton një buzëqeshje për të bërë rrezëlluese një ditë të zymtë…

Paolo Coelho

E ardhmja e një kombi është e lidhur ngushtë me edukimin që merr rinia!

Albert Einstein

Sa herë e gjen veten në anën e shumicës, është koha të ndryshosh dhe reflektosh…

Mark Twain

Begatia e vërtetë nuk bazohet te vlera në bankë, por te vetëvlerësimi…

Gabrielle Bernstein

Kush sheh jashtë vetes, ëndërron; kush sheh brenda vetes, zgjohet…

Carl Gustav Jung

Ne nuk i shohim gjërat ashtu siç ato janë, ne i shohim ashtu siç ne jemi…

Anais Nin

Lumturia nuk del kurrë nga moda!

Lilly Pulitzer

Pothuajse çdo gjë nis të punojë sërish po ta heqësh pak nga priza, përfshirë edhe ty!

Anne Lammott

Pranoje veten, duaje veten dhe ec përpara. Nëse do të fluturosh lësho nga duart çka po të rëndon!

Roy T. Benett

Duhet të heqim dorë nga jeta që planifkuam për të pranuar jetën që na pret!

Joseph Campbell

Një udhëheqës i mirë mban më shumë përgjegjësi nga ç'i përket dhe mburret më pak nga sa i takon!

Arnold H. Glasow

Gratë janë kaq të arsimuara në ditët e sotme, saqë asgjë nuk duhet të na habisë më, përveç martesave të lumtura…

Oscar Wilde

Është e lehtë të jetosh me sytë mbyllur, duke keqkuptuar gjithçka që shikon…

John Lennon

Asnjëherë mos ndiq turmat. Lëri turmat të të ndjekin!

Margaret Thatcher

Nuk i pranoj më gjërat që s’i ndryshoj dot. Po ndryshoj gjërat që nuk i pranoj dot…

Angela Davis

Jeta vërtet fillon kur mbush 40 vjeç. Deri aty ke qenë duke bërë kërkime…

Carl Jung

Optimisti shpiku aeroplanin, pesimisti shpiku parashutën. Të dy na duhen…

George Bernard Shaw

Jeta është një seri leksionesh që duhen provuar për t'u mësuar!

Ralph Waldo Emerson

Armiku më i madh i diturisë nuk është injoranca, por iluzioni i diturisë…!

Stephen Hawking

Nuk mund ta kalosh kurrë oqeanin nëse s’ke guxim të shohësh mbrapa që bregu nuk duket…

Cristoforo Colombo

Errësira nuk e largon dot errësirën, vetëm drita mundet. Urrejtja nuk lufton dot urrejtjen, vetëm dashuria mundet…

Martin Luther King Jr

Bëj çdo ditë diçka nga e cila ke frikë!

Eleanor Roosvelt

Mënyra e duhur për të nisur është t’i lësh llafet dhe të zësh punën…

Walt Disney

Bëj më të mirën tënde derisa të dish më shumë. Kur të dish më shumë, bëj më shumë!

Maya Angelou

Besimi se ti mund t'ia dalësh është gjysma e punës!

Theodore Roosevelt

Fuqia qëndron në copëtimin e mendjeve njerëzore dhe bashkimin e tyre përsëri në forma të reja sipas zgjedhjes suaj!

George Orwell

Hakmarrja më e mirë është suksesi masiv!

Frank Sinatra

Lumturia nuk është fat por zgjedhje!

Jim Rohn

Nëse ndryshon mënyrën sesi i sheh gjërat, ndryshojnë gjërat të cilat ti sheh!

Wayne Dyer