Thënie

Nëse ndryshon mënyrën sesi i sheh gjërat, ndryshojnë gjërat të cilat ti sheh!

Wayne Dyer

Nëse mund të ndryshosh mendjen, mund të ndryshosh jetën!

William James

Ti je më trime nga sa beson, më e fortë nga sa dukesh dhe më e zgjuar se sa mendon!

A. A. Milne

Vetëm ata që rrezikojnë duke shkuar shumë larg e dinë sa larg mund të shkohet!

TS Elliot

Ligjet e natyrës janë shkruar nga dora e Zotit në gjuhën e matematikës.

Galileo Galilei

Njerëzit janë të lodhur nga gjërat e thjeshta. Ata duan të sfidohen!

Umberto Eco

Pemët janë poema që toka ia thur qiellit, të cilat ne i presim për letër që të shkruajmë zbrazëtinë tonë…

Kahil Gibran

Muzika shpreh atë që s'thuhet dot me fjalë e që s'mbetet dot në heshtje…

Victor Hugo

Pranoji ngjarjet ashtu si ato vijnë, ky është shtegu i vetëm drejt paqes!

Epikteti

Mënyra më e sigurt drejt suksesit është të provosh sërish e sërish!

Thomas Edison

Mbaj mbi vete plagët e gjithë betejave që kam shmangur!

Fernando Pessoa
“Ka qenie tek të cilat ndjenja e humorit nuk e ka forcën e duhur”
Faik Konica

Vera është për njeriun ashtu si uji për bimët, që nëse përdoret në masën e duhur, i bën të rrinë drejt e për bukuri!

Platoni

Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten!

Sokrati

Ai që kontrollon të tjerët është i pushtetshëm, por më i pushtetshëm është ai që kontrollon veten…

Lao Tzu

Nëse përpara ju del një mur, mos u ktheni mbrapa, por mendoni se si t'i vini rrotull, ta kapërceni ose të kaloni nëpër të!

Michael Jordan

Pasuria është si uji i detit, sa më shumë njeriu pi aq më i etur bëhet dhe e njëjta është e vërtetë për famën!

Arthur Schopenhauer

Një betejë është e humbur kur mendon se e ke humbur!

Jean-Paule Sartre

Nuk është bukuria që zgjat, është dashuria që na bën neve të dukemi të bukur!

Tolstoi

Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye!

Volteri

Mos qaj për të shkuarën, mos ëndërro për të ardhmen, përqëndro mendjen tek e tashmja!

Buda

Gjithëkush dëshiron të jetojë në kurriz të shtetit. Ata harrojnë se shteti jeton në kurriz të të gjithëve!

Frederic Bastiat

Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk dimë është oqean!

Isaac Newton

Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s'ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët!

Vincent Van Gogh

Mos u zemëro me shiun, ai thjesht nuk di se si të bjerë lart!

Vladimir Nabokov

Emocionet e pashprehura nuk vdesin kurrë. Ato varrosen të gjalla dhe shfaqen pastaj në mënyrat më të këqija!

Sigmund Freud

Jetëgjatësia nuk matet me flokët e thinjur apo me rrudhat: kështu nuk është të jetosh, kështu është të ekzistosh për shumë kohë!

Seneca

Familja është një nga kryeveprat e natyrës!

George Santayana

Njerëzit shohin, dëgjojnë dhe flasin. Për fat të keq, shohin keq, dëgjojnë pak dhe flasin shumë!

Roberto Benigni

Jeta është si një jehonë, nëse s’të pëlqen çfarë rikthehet duhet të ndryshosh mesazhin që dërgon!

James Joyce

Dija nuk jepet falas. Ajo kushton vëmendje.

Richard P.Feynman

Nëse nuk je i gatshëm të riskosh të tashmen do të të duhet të mësohesh me të zakonshmen…

Jim Rohn

Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë!

Napoleon Bonaparti

Mos harroni se kudo që të jetë zemra juaj, atje do të gjeni thesarin tuaj!

Paulo Coelho

Kushdo që dëshiron të ketë sukses të vazhdueshëm, duhet të ndryshojë sjelljen me kalimin e kohës!

Machiavelli

Vëmendja është forma më e rrallë dhe më e pastër e dashurisë!

Simone Weil

Mungesa e gjesteve njerëzore gjeneron një dhunë të cilën nuk mund ta luftojmë me armë!

Ernesto Sabato

Në jetë duhen shmangur tre figura gjeometrike: rrathët viciozë, trekëndëshat dashurorë dhe mendjet katrore!

Mario Benedetti

Shpresoj për më të mirën, përgatitem për më të keqen dhe nuk habitem nga asgjë mes tyre!

Harper Lee