Aktualitet

2 të arrestuar për organizim të lotarive të palejuara

Policia e Shtetit arrestoi dy persona në vazhdën e operacioneve për mbylljen e aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit. Një 41 vjeçar u prangos në Tiranë pasi në ambientet e lokalit të tij u konstatuan pajisje që dyshohet se përdoreshin për baste online. Ndërkohë një rast i ngjashëm u vërejt edhe në Klos ku u procedua një 35 vjeçar për “organizim të lotarive të palejuara”.