Dorjana Lato

Dorjana Lato, gazetare dhe spikere pranë Top Albania Radio-s, nga marsi i vitit 2004. Edicioni i parë i lexuar daton 28 marsin e 2004-ës dhe ishte flash-i orës 18-të me Dj Oltin. Prej atij momenti janë lexuar e përgatitur shumë e shumë edicione, me shumëllojshmëri lajmesh dhe me vetëm një qëllim: të jesh sa më pranë dëgjuesve, duke informuar shkurt e saktë. Të punosh çdo ditë, të përfshihesh në përgatiten e edicioneve informative në redaksinë e një radioje është njësoj sikur të vraposh me shpejtësi e të mos kthehesh pas…. Shumë ritëm dhe numëron mbi 12 vjet punë në radio, aty ku identifikohesh nga zëri, ndërsa puna vazhdon…