Showbiz

Filmi shqiptar “Krom”, drejt çmimeve “Oscar”!

Pavarësisht se Bujar Alimani është nën ethet e “Oscar”-ëve, ai nuk ka kohë për intervista klasike, por preferon të flasë duke ecur për në punë. Kështu e ka dhënë intervistën e tij regjisori ku me shumë energji flet për projektin e tij të suksesshëm. Filmi i tij “Krom” do të nisë garën për “Oscar”. Ai do të përfaqësojë Shqipërinë në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”.

Historia e një nëne memece në Bulqizë, që detyrohet të rrisë e vetme fëmijët pas humbjes së bashkëshortit, bën bashkë mbijetesën, provincën, kontradiktat dhe kërkon thelbin e njeriut. Bujar Alimani, në vrapimin e një dite të zakonshme pune rrëfen për Top Channel rrugëtimin e “Krom”.