Showbiz

Justin Bieber ka dy fjalë për Jim Carrey!

Justin Bieber e ka cilësuar aktorin e njohur, Jim Carrey, si një nga inspiruesit e tij.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”, ylli kanadez ka shkruar: “E respektoj shumë Jim, që i ka treguar botës se si ndihet nga brenda, ajo çfarë vërtet e frymëzon atë dhe për çfarë jeton”.

“Faleminderit që më ke mësuar aq shumë”, shton më tej Bieber.

Ky postim i është referuar dokumentarit të ri të Jim, “Jim & Andy: The Great Beyond”.

Ky reagim i këngëtarit ka ardhur pas vendimit që Justin ka marrë për të nisur mësimet e aktrimit. Ai është fotografuar duke shkuar në klasat mësimore të një studioje të famshme në Hollywood.