Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri/ 6 viktima dhe 146 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi 6 viktima të tjera dhe 146 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Në raportimin e përditshëm Ministria bën me dije se aktualisht në spital janë duke marrë trajtim 115 persona, 16 në terapi intensive ndërsa 5 të intubuar. 79 persona janë shëruar nga koronavirusi për ta çuar totalin nga nisja e pandemisë në 3695. Rastet aktive jane 3203.

Autoritetet shendetësore iu bëjnë thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. “Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre. Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm duke respektuar rregullat”, thuhet në deklaratë.