Aktualitet

Tahiri njihet sot me masën e bllokimit të pasaportës

Prej  rreth 30 minutash, Saimir Tahiri ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e bllokimit të pasaportës dhe ndalimin për t’u larguar jashtë Shqipërisë. Ish-Ministri i Brendshëm u thirr për të dëshmuar nga gjyqtarja Liliana Baku dhe shoqërohet nga avokati i tij, Maks Haxhia. Tahiri duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave.