Aktualitet

5 vdekje dhe 678 të prekur me COVID në 24 orët e fundit në vend

Sërish viktima dhe numër i lartë të prekurish nga COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi pak më parë për 5 vdekje dhe 678 raste infeksioni në 24 orë. Tirana ka numrin më të lartë, 243. Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 285 pacientë nga të cilët 24 në terapi intensive e 5 pacientë të intubuar.

Ekspertët epidemiologë u bëjnë apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave kufizuese të Koronavirusit.

Bilanc të rëndë nga infeksioni i Sars-Cov2 raporton edhe Kosova. 7 viktima dhe 296 raste ditore me koronavirus u regjistruan nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Aktualisht Kosova numëron 5 mijë e 411 raste aktive me COVID-19.