Fashion Health & Beauty

A duhet t’i vendosim syzet e diellit në ambiente të mbyllura?! Ekspertët e modës sugjerojnë…

Kur u pyet se pse i mban syzet e tij gjatë gjithë kohës Jack Nicholson u përgjigj duke thënë se: “Me syzet e mia të diellit, unë jam Jack Nicholson por pa to, unë jam i shëndoshë dhe 60 vjeç.” Ia vlen të theksojmë se ai nuk është i vetmi personazh i njohur i cili mban syze gjatë gjithë kohës. Mund të përmendim këtu Anna Wintour, të ndjerin Karl Lagerfeld dhe Elton John. Të cilët i kanë kthyer të gjithë syzet e diellit në një “brand” të tyre. Pyetja që lind është çfarë fshehin ata? Ose, cili është sekreti për të mbajtur syze dielli gjatë gjithë kohës edhe brenda ambienteve të mbyllura. E keni provuar ndonjëherë apo ju duket disi e çuditshme?

Duke marrë parasysh këto, ekspertët kanë dhënë mendimin e tyre se pse duhet dhe pse jo t’i mbani syzet në ambiente të mbyllura. Gjithësesi ju takon ju personalisht që të zgjidhni më pas…

Emma Pradella sugjeron…

Jo shumë kohë më parë, vizitova një bar vere të sapohapur në një nga lagjet më të zhurmshme të Romës. E vendosur brenda një skene enologjike dhe kulinare, gjithçka në lidhje me hapësirën dhe mobiljet dukej mjaft e lezetshme. Kamerierët ishin po aq elegant, duke nxjerrë në pah një sjellje që i përshtatej në mënyrë të përkryer edhe mjedisit të tyre. Gjë që nuk është asgjë befasuese për një bar vere në një nga kryeqytetet më të vizituara në botë.

Ajo që vura re, megjithatë, është se kamerierët mbanin të gjithë syze dielli. Secili prej tyre. Në ambiente të mbyllura. Në muzg, mund të shtoj gjithashtu. Unë u befasova pak nga lëvizja e guximshme dhe krejtësisht e papritur, mendova se ishte diçka spontane por duhet të theksoj se dukej lezetshëm por edhe misterioze në të njëjtën kohë.

“Një palë syze e zgjedhur me kujdes do të të japë menjëherë një prani të veçantë, por edhe një atmosferë misteri që nuk do të kalojë pa u vënë re”

Asnjëherë më parë nuk e kisha pyetur veten nëse ishte e pranueshme të mbaja syze dielli në ambiente të mbyllura dhe as nuk u përpoqa t’i jepja vetes një përgjigje më pas. Sado e kuruar të kishte qenë veshja e tyre e punës, zgjedhja e tyre ndihej spontane. Syzet e diellit ishin vetëm prekja përfundimtare e një veshjeje tashmë të kombinuar mjaft mirë, por ato dukeshin jo më pak të rëndësishme se përbërësit e tjerë të saj.

Tani edhe nëse nuk jeni një bar të zhurmshëm në Romë, përgjigjja është po, ju mund të mbani syze dielli në ambiente të mbyllura. Pavarësisht se ku, apo nëse është ditë apo mbrëmje. Syzet e diellit janë gjithashtu një mënyrë e thjeshtë për të anashakluar make-up një ditë kur vajzat mund edhe të ndihen pak të lodhura.

Lili Göksenin sugjeron…

Unë kam pasur prej kohësh një përbuzje për veshjet “e panevojshme”, “të padobishme” ose “të sezonit të gabuar”. Çizme kauboj ose Uggs në verë. Një rrip mbi një fustan që tashmë ka një bel të shtrënguar. Xhepa fallco që nuk hapen. Lista vazhdon dhe vazhdon, pakuptimësia përzihet. Nuk po them se çdo gjë që veshim duhet të jetë utilitare, por ka një vijë që disa veshje kalojnë dhe, sinqerisht, ata e dinë se kush janë.

Një nga shkelësit më të këqij të kësaj vije deri tani është syzet e diellit që vendosen në ambiente të mbyllura ose dhe gjatë natës. Në një nivel shumë thelbësor, nuk ka absolutisht asnjë kuptim, a është synimi i njeriut që të jetë në gjendje të shohë në kushte të tilla? Nëse nuk jetoni në një shtëpi xhami në të cilën rrezet e diellit depërtojnë pa kufizime atëherë më duket e pakuptimtë.

“Mbajtja e syzeve të diellit gjatë natës nënkupton: Unë jam i vetëdijshëm se mund të ngjaj ‘cool’ dhe prandaj zgjedh t’i mbaj syzet e diellit!

Por mendoj se arsyeja kryesore që e shoh praktikën e mbajtjes së syzeve të diellit në ambiente të mbyllura ose gjatë natës kaq budallallëk është se kur e bën këtë, po thyen murin e katërt të modës. Moda dhe stili janë, në rastin më të mirë, shprehje personale të shijes dhe preferencës. Rrobat që veshim në trupin tonë duhet të shprehin diçka thelbësore për veten tonë dhe mendoj se njerëzit duhet (dhe mund) të jenë në gjendje të tregojnë se çfarë lloj personi jeni nga mënyra se si visheni. Ndoshta ju jeni një tip artistik, ndoshta jeni një bankier dhe thjesht jetoni për të fituar para – në përgjithësi këto gjëra janë të dukshme nga veshjet tona.

Kur vishni aksesorë me diçka që nuk ka fare kombinim, ju po e pranoni hapur se keni veshur diçka për të rënë në sy. Dhe më vjen keq të them që mbajtja e syzeve të diellit brenda është kategorikisht e pakëndshme. Na vjen keq.