Celebrities Gossip Showbiz

A është e lumtur? Fjoralba Ponari habit me përgjigjen!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Ditën e sotme me anë të një ‘Ask’ të postuar në Instastory ndjekësit e kanë pyetur moderatoren nëse është e lumtur dhe Fjoralba nuk ka nguruar të përgjigjet por nuk është ajo përgjigje që të gjithë prisnim.

Kjo është një pyetje sa e thjeshtë dhe e komplikuar në të njëjtën kohë. Le të themi që po bëj maksimumin për ti marrë më të mirën cdo gjëje, pavarësisht vështirësive që më dalin në rrugën time

Tashmë të gjithë e dinë se prej kohësh Fjoralba dhe Einxhel Shkira kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën dhe për këtë shumë prej ndjekësve i drejtojnë pyetje njërës për tjetrën.  Dihet se tashmë çështja e shtatëzanisë së Einxhel prej kohësh është shumë në vëmendje e nga kurioziteti i të gjithëve edhe Fjoralba merr pyetje të shumta në rrjete sociale për këtë. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një ‘Ask’ të zhvilluar në Instagram, ku ndjekësit e kanë pyetur se çfarë dhurate ka menduar  për bebin e Einxhel dhe bukuroshja është përgjigjur.