Lifestyle

Sekretin për të qenë më produktiv në jetën tuaj jua zbulon eksperti i Google!

Sipas një eksperti të produktivitetit të Google, sekreti për të qenë më produktiv si gjatë dhe jashtë punës është të kesh një agjendë. Gjithçka që duhet të bëni është të organizoni orarin e javës nga e diela. Në veçanti, mund të mendoni për vaktet e javës ose t’i ndani punët e shtëpisë në ditë ose të planifikoni stërvitjet në palestër ose daljet tuaja apo edhe kohën që do të kaloni në rrjetet sociale dhe librin që do të lexoni.

Rezultatet e një studimi të fundit treguan se duhen 66 ditë që një sjellje e re të bëhet zakon ose rutinë. Ky programim mund të bëhet nga gjëra më të thjeshta në më komplekse. Për shembull, çdo vit në ditëlindjen tuaj mund të caktoni një kontroll gjinekologjik. Kombinimi i ditëlindjeve me kontrollet do të bëhet një rutinë e re.

Ky planifikim do të ndryshojë përditshmërinë tuaj dhe mbi të gjitha do t’ju çlirojë nga mendimet e lodhshme. Vini re në agjendën tuaj se në 30 prill dhe 30 shtator, për shembull, do të lani enët. Pak nga pak do të vendosni gjithçka në një rresht dhe kështu do të bëheni më produktivë.

Rikujtojmë se skocezët aplikojnë trendin më të mirë të jetesës për të menaxhuar stresin. Quhet ‘coorie’ dhe është sinonim i thjeshtësisë dhe ekuilibrit. Qëllimi i trendit është të çlodheni plotësisht dhe të arrini lumturinë personale që vjen nga kënaqësitë e vogla. I gjithë kuptimi i trendit bazohet në kërkimin e diçkaje më të thjeshtë larg stresit dhe presioneve të jetës së përditshme. Ndryshe nga hygge, e cila është më shumë një kënaqësi e ngrohtë dhe intime, coorie fokusohet në aktivitetet në natyrë.