Si e prisnin fansat jashtë Top Albania Radio-s, flet Elona Duro
Live From Tirana
16:37 15/04/2021
Ajo ka qenë një ndër folëset më të dashura prej shumë vitesh e Top Albanias e cila prezantonte pikërisht "Live From Tirana" krah Eno Popit. Elona u kthye pas në kohë për të rrëfyer mbi kohët e hershme në radio ku dashuria e fansave nuk kishte kufi. Ajo tregon se si e prisnin dëgjuesit jashtë Piramidës pas programit me dhurata dhe kartolina.
Klodiana Vata
Ksenja Shoshaj
Elona Duro
Danko Dj
Vlashent Sata zbulon çfarë ‘u bë sebep’ për njohjen me Dojna Memën
Live From Tirana
22:01 14/04/2021
Ai është një ndër ata artistë të cilit ‘i këndon shpirti’ dhe projekti më i ri muzikor i të cilit për këtë javë gjendet në vendin e dytë të “The Top List“. Bëhet fjalë për Vlashent Satën i cili pas shumë vitesh u gjend pranë mikrofonit të Top Albania Radio-s për të ‘zbërthyer’ disa nga projektet e tij më të dashura muzikore.
Teksa po komentonte këngën “Copëzat” dedikuar partneres së tij, modeatores Dojna Mema, këngëtari i dashur i publikut zbuloi se si u njoh apo çfarë u bë ‘sebep’ për takimin e tij me bukuroshen.
“Bërrylat” në karrierën 25-vjeçare të ish-koreografit të Elvana Gjata-s!
Live From Tirana
19:03 09/04/2021
Sot në emisionin “Live from Tirana”, ishte i ftuar koreografi me një eksperiencë 25-vjeçare në kërcim, Tan Brama. Tani na tregoi më shumë për veten dhe karrierën e tij të gjatë: Ajo kohë ka qenë shumë e vështirë por dëshira të bën të vazhdosh përpara. Unë atëhere stërvitesha në shtëpi, vetëm fare pastaj u mblidhnim prapa Piramidës dhe kërcenim u bënim 20 veta dhe kështu i krijonim fansat. Ka patur më shumë fansa e më shumë sukses. Kush u ngrit atëhere ka mbizotëruar. Unë karrierën time e kam nisur me Brake Dance, pastaj në vitet 1999-2000 u shkëputa, ika në Gjermani dhe aty bëra master për kërcim Hip Hop. Të çash në Gjermani ka qenë shumë e vështirë, ka qenë fat për mua. Më pas u riktheva në Tiranë dhe pash lajmin që do të zhvillohej “Top Fest”. Në “Top Fest” ka qenë edhe një emision tjetër për kërcim dhe aty mora vendin e parë dhe kjo më bëri që mos të kthehesha më në Gjermani.
Klodiana Vata
Albana Ruci
Dritan Brama
Wizii Dj
Scooter është një lodër dhe jam shumë i lumtur që kam një lodër
Live From Tirana
17:17 09/04/2021
Folësi i "SNËH" iu bashkua "Live From Tirana" për të folur mbi komoditetin që ofron 'scooter'-ri si mjet. Kohët e fundit kemi parë akoma më shumë njerëz që në vend të makinave apo biçikletave përdorin një 'scooter', Koloreto Cukali është një ndër ta. Ai shpjegoi se megjithëse të kesh një lodër të tillë ka shumë benefite, nga ana tjetër njerëzit duhet të plotësojnë disa kushte për të patur e përdorur një të tillë.
Klodiana Vata
Albana Ruci
Koloreto Cukali
Wizii Dj
Megi Pojani për Mehdi Bushatin: “Sadist, gjakpirës, përbindësh i pangopur”
Live From Tirana
12:26 08/04/2021
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja dhe influencerja më e famshme e momentit, Megi Pojani. Rikujtojmë, se Presidenti i Republikës Ilir Meta pak ditë më parë dekoroi një nga drejtuesit më të spikatur të sportit shqiptar ndër vite, Mehdi Bushatin.
Ne e mbajmë mend se gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri u krijua një sistem sundues diktatorial i cili u mundua të siguronte mbijetesën e tij nëpërmjet disa metodave ku shumë njerëz janë persekutuar, hetuar, dënuar në emër të popullit për shkak të kundërshtimit të regjimit.
Së fundmi mbi dekorimin e Bushatit ka patur reagime të shumta nga ish-të përndjekur politik. Për këtë ka reaguar edhe Megi e cila së fundmi ka ngritur një peticion për ç’dekorimin e tij.
Klodiana Vata
Elios Shuli
Megi Pojani
Danko Dj
Ekskluzive/ Albërije Hadërgjonaj: “Unë nuk jam servile, nuk më bën artiste Ardit Gjebrea”
Live From Tirana
12:19 08/04/2021
Këngëtarja shumë e dashur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj ishte sot e ftuar në Live From Tirana ku ‘zbërtheu’ hitet e karrierës. Teksa po komentonte hitin e saj muzikor “Jeta nuk është lodër”, Albërija zbuloi disa prapaskena me të cilat është përballur kohët e fundit nëpër festivale.
Ajo foli rreth debatit që ka patur me prezanuesin Ardit Gjebrea duke theksuar edhe një herë se ata dikur kanë qenë miq të mirë por sot nuk flasin më. Edhe në një intervistë të mëparshme, Hadërgjonaj ka deklaruar se arsyeja e debatit lidhet mbi mënyrën e votimit tek “Kënga Magjike”, një proces të cilin ajo nuk e mendon aspak të drejtë.
“U çuditën të gjithë njerëzit kur kënga ime nuk hyri në finale. E kam thënë edhe tek “Kënga Magjike”, Arditit i ka ngelur hatri, patëm një përplase. Ndoshta atij nuk i pëlqeu por mua nuk më bën artiste as Ardit Gjebrea dhe asnjë njeri në botë. Mua më ka dhënë Zoti një talent dhe kam punuar fort. Unë nuk jam servile, mua nuk më bëhet vonë për askënd në botë. Unë jam Albërije Hadërgjonaj dhe kërkoj drejtësi.”
Klodiana Vata
Elios Shuli
Albërije Hadërgjonaj
Danko Dj
Albatros Rexhaj: “Nga presioni i rrjeteve sociale jam detyruar të tradhëtoj veten…”
Live From Tirana
16:19 06/04/2021
Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth gjuhës shqipe, sesa kanë ndikuar rrjetet sociale në të, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike shkrimtari i njohur, Albatros Rexhaj ai tha:
"Të shprehurit e saktë në gjuhën shqipe nuk është problematikë vetëm në rrjetet sociale, ka marrë përmasa shqetësuese gjithandej vitet e fundit, gabimi mbulohet me gabim tjetër. Në media përdoret ‘kush’ për gjithçka. Kush-i i referohet frymorëve, jo makinave, gjërave të vdekura. Një shkrimtar thonte që nëse një prezantues del e bën një gabim kjo kopjohet edhe nga masa."
Klodiana Vata
Ksenja Shoshaj
Albatros Rexhaj
Danko Dj
Fjodora Fjora zbulon fokusin e vazhdueshëm në karrierë
Live From Tirana
12:28 06/04/2021
Gazetarja dhe moderatorja e njohur Fjodora Fjora duket si një ndër ato vajza të cilat ka gjetur balancën perfekte mes familjes dhe karrierës. Në Live From Tirana ajo zbuloi se si që në fillimet e karrierës së saj ju përkushtua shumë profesionit dhe dëshironte të arrinte majat. Për të ky ishte fokusi kryesor.
Klodiana Vata
Fjodora Fjora
Ksenja Shoshaj
Danko Dj
Ervin Kurti: “Nuk më pëlqen procesi i martesës”
Live From Tirana
12:24 06/04/2021
Megjithëse ai është një ndër ato personazhe televizive që gjithmonë e ka thënë hapur se nuk i pëlqen martesa, Ervin Kurti tha se beson tek shpirti binjak. Gazetari i njohur zbuloi për dëgjuesit tanë se është e rëndësishme të gjendet një balancë mes dashurisë, familjes dhe karrierës.
Klodiana Vata
Ksenja Shoshaj
Ervin Kurti
Danko Dj
“Social Top 5” vjen me ndryshime të mëdha
Live From Tirana
14:02 03/04/2021
Si çdo të premte vjen në Top Albania Radio, rubrika e cila është pjesë e "Live From Tirana", Social Top 5 me Albanën. Edhe këtë episod ashtu si të tjerat zbulohen kush është në krye të Instagramit sa i përket ndjekësve të grumbulluar brenda 1 jave e kush i ka humbur ato duke shënuar rënie në këtë rrjet social.
Albana Ruci
Klodiana Vata
Wizii Dj
Migena Kurushi: Autizmi dhe llojet e tij…
Live From Tirana
21:42 02/04/2021
Në emisionin "Live From Tirana" ishte e ftuar Migena Kurushi, e cila diskutoi gjerë e gjatë rreth temës më delikate, sidomos tek fëmijët. Bëhet fjalë për autizmin. Autizmi është i dallueshëm në moshën 2 vjeçare. Evidentohet pjesa e mosqarit, kontakti me sy, lëvizja me sy e përsëritur... Për të zbuluar më shumë ndiqni intervistën...
Migena Kurushi
Klodiana Vata
Ksenja Shoshaj