Showbiz

Akuza të rënda për reperin e famshëm, mund të përballet me burgim të përjetshëm

Pak javë më parë një sulm me armë në rezidencën ku Kanye West, Nicki Minaj dhe Tekashi 69 po xhironin klipin e ri, është bërë shkak për hulumtimin e çështjeve kriminale të këtij të fundit.

Pasi u zbulua se ishte në një bandë kriminale pjesë e të cilës ishin edhe pjesëtarë të skuadrës së tij menaxheriale, Tekashi është arrestuar mbrëmjen e kaluar.

Reperi i hitit “Fefe” është fajtor për vjedhje, armëmbajtje pa leje, për posedimin e lëndëve narkotike, për kërcënime dhe shantazhe kundrejt artistëve të tjerë në Hollywood dhe për të gjitha këto pritet të dënohet rëndë.

Gjykata e Los Angeles ka lënë nën arrest të riun ndërkohë që vendimi për dënimin e tij është ende duke u shqyrtuar. Ai pritet të marrë minimumi 25 vite burg por mund të dënohet edhe me burgim përjetshëm.