Showbiz

Andrea Bocelli zbulon se ai dhe familja e tij u infektuan me Covid-19 dy muaj më parë

Në një intervistë për “Good Morning America”, këngëtari i famshëm italian Andra Bocelli tregoi për herë të parë betejën e tij dhe të familjes me Koronavirusin rreth 2 muaj më parë.

Ai, bashkëshortja e tij dhe disa pjesëtarë të tjerë të familjes u përballën me Koronavirusin në pikun e tij në Itali por e mbajtën të fshehtë në respekt të të gjithë të infektuarve të tjerë.

61-vjeçari gjithashtu shtoi se nuk donte të shqetësonte fansat e tij apo të prishte privatësinë e familjes së tij. Tashmë Andrea Bocelli dhe bashkëshortja po dhurojnë plazmën e gjakut për kërkime shkencore rreth gjetjes së një vaksine kundër kësaj pandemia që ka gjunjëzuar 185 persona.