Celebrities Music Showbiz

Tenori i famshëm Andrea Bocelli performoi në darkë private dhe e gjeni dot çmimin e biletës?!

Tenori i famshëm Andrea  ka performuar në një darkë private për 50 persona në “Hunt and Fish Club” në New York, ku një biletë ka kushtuar plot 20,000 dollarë. Në event ndodheshin njerëz të pasur dhe të famshëm për të cilët mjeshtri italin performoi disa këngë me kantautoren amerikane Amelia Milo. Milo tani po promovon këngën e saj të sapo publikuar për festa “The First Time I Saw Snow”.

Eventi u mbajt në Times Square për koncertin që ndodh një herë në jetë. Biletat dolën në shitje në FlatterNFT, një faqe interneti që shet skedarët dixhitalë të kudogjendur NFT, si dhe përvojat dhe koleksionet. Vendi se ku u mbajt darka private është në pronësi të Anthony “The Mooch” Scaramucci, i cili gjithashtu ndodh që shet disa artikuj në “Flatter”.

Këngëtari italian i nominuar për Grammy, është në qytet për të luajtur disa shfaqje në Madison Square Garden të mërkurën dhe të enjten në mbrëmje, përpara se të fillojë një turne mbarëkombëtar në Shtetet e Bashkuara. Ai e kaloi pjesën tjetër të vitit duke bërë turne në Evropë. Ylli italian po ashtu para pak muajsh u bë e ditur se do të performojë në Botëror 2022, përkrah emrave të mëdhenj si Lady Gaga e bendit Aerosmith.

Andrea i cili lindi i shëndetshëm humbi shikimin në moshën 12-vjeçare dhe menjëherë pas kësaj u dashurua me muzikën simfonike. Gjatë shtrimit të tij në spial u njoh me një tjetër të sëmurë që ishte një tenor rus nga i cili Andrea mësoi se çfarë ishte muzika klasike.