Celebrities Gossip Showbiz

Armando Peza tregon sakrificën që Arbana Osmani për martesën me Eduart Grishaj!

Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet e dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.

Armand Peza i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ka treguar disa detaje nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, të cilën e konsideron si përrallore. Armando mes shumë detajesh ka treguar edhe një sakrificë që Arbana ka bërë për Eduardin, duke u pagëzuar për të realizuar dasmën e tyre në kishë, pasi Eduardi është një katolik praktikant.

Ajo ishte një dasmë mes miqsh. Ata i kanë treguar sakrificat për njëri-tjetrin edhe në faktin që Arbana është pagëzuar për këtë martesë. E donte shumë. Edi është rritur mes pretënve, është katolik praktikant le të themi. Kaloi shumë bukur çdo gjë dhe erdhi aty ku duhet. Tradicionale apo moderne, tani jo fort tradicionale, sepse mungonte ajo zhurma e madhe e fisit, por ata ishin aty me njerëz që i frekuentojnë çdo ditë, që i duan çdo ditë dhe që i bien telefonit të pkatën një herë në javë për të thënë a jeni mirë, për ktë mora. Ishin si mes miqsh…

Armandi ka treguar gjithashtu edhe një incident gjatë dasmës që e ka nervozuar shumë dhe që ndodhi gjatë hyrjes së Arbanës në altar.