Aktualitet Politikë

Asambleja e PS/ Blendi Klosi zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm, Bledi Çuçi kryetar grupi!

Blendi Klosi zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Çuçi kryetar grupi i PS.

Klosi do të zëvendësojë Damian Gjiknurin, kurse Çuçi Taulant Ballën, i cili para pak ditësh u emërua ministër i Brendshëm.

Ka zgjatur rreth një orë mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në sekretariatin e Partisë.

Ndërkohë është konfirmuar se nuk ka pasur ndryshime në kabinetin qeveritar, por gjithsesi mund të ketë pasi kreu i qeverisë ka paralajmëruar se me këtë do të merret nesër ose pasnesër.