Celebrities Gossip Showbiz

Askush nuk e priste, ja çfarë ndodhi mes Meritonit dhe Eglës!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dita e sotme ka nisur me shumë pozitivitet në shtëpi ndryshe nga ditët e fundit. Madje Egla dhe Meritoni kanë bërë paqe me njëri-tjetrin. Teksa ndodheshin pranë pishinës, moderatori i ka kërkuar aktores që të kërcejnë bashkë. Egla ishte pranë tij kur Meritoni i thotë që ‘ta mësojë që të vallëzojë’.

Mesazhe të shumta nga familjarë, mbështetës dhe personazhe të njohur kanë marrë ditën e djehsme banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Meritoni është surprizuar nga ish-opinionistja e sezonit të dytë të BBV, Zhaklin Lekatari, e cila ka treguar mbështetjen e saj për banorin.