Bota

BE drejt kufizimit të udhëtimeve me SHBA-në, shkak varianti Delta!

BE do të rekomandojë ndërprerjen e udhëtimeve jo-thelbësore me Shtetet e Bashkuata të Amerikës.

Situata me pandeminë në Amerikë është tepër e agravuar për shkak të rritjes së shifrave maksimalisht nga varianti Delta që ka sjellë një valë të re të COVID-19.

Kufizimet me SHBA u hoqën në qershor për shkak të turizmit, por tashmë do të rikthehen prap tekse shteti përtej oqeanit nuk i ka hequr kufizimet me BE që nga marsi i vitit 2020.

COVID-19 vazhdon të krijojë viktima dhe mund t’i japë një goditje të rëndë Europës në javët e ardhshme.

Alarmi është dhënë nga drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit në Europë, Hans Kluge, i cili shpjegoi: deri më 1 dhjetor, Europa mund të regjistrojë 236 mijë viktima të tjera për shkak të Covid-19. Drejtori i OBSH, tha se këto të dhëna janë shumë shqetësuese edhe për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit.