Bota

Eci e vetme për 9 km në një zonë lufte për të shpëtuar, historia e pabesueshme e një 98-vjeçareje!

Një histori e pabesueshme e një 98-vjeçare ka marrë një vëmendje shumë të madhe mediatike në Ukrainë. Ajo eci 9 km në këmbë në një zonë lufte për t’i shpëtuar sulmit rus në qytetin e Ocheretin. Aventura për Lydia Stepanivna Lomikovska filloi kur familja e saj vendosi të largohej nga Ocheretin në rajonin e Donetskut pasi ushtarët rusë hynë në të.

Në kaosin që pasoi pas nisjes, e moshuara u nda nga djali dhe dy nuset, teksa anëtarët e vegjël të familjes zgjodhën një rrugë periferike, ndërsa 98-vjeçarja vendosi të vazhdonte në rrugën kryesore të qytetit. Me bastunin në njërën dorë dhe një shkop në tjetrën për të mbajtur ekuilibrin, 98-vjeçarja eci gjithë ditën pa ushqim dhe ujë derisa arriti tek forcat ukrainase. E moshuara tregon se ajo ra dy herë, ndërsa disa herë të tjera u ndal për të pushuar, madje e zuri gjumi para se të vazhdonte rrugën e saj të rrezikshme.

Vetë 98-vjeçarja është shprehur se:

Një herë humba ekuilibrin dhe rashë. Një herë tjetër fjeta pak dhe pastaj vazhdova të ecja. Dhe pastaj rashë për herë të dytë. Por u ngrita dhe i thashë vetes se duhet të vazhdoj të eci.

Përfundimisht, ushtarët ukrainas e gjetën gruan e moshuar pasditen e asaj dite dhe ia dorëzuan atë anëtarëve të grupit të Engjëjve të Bardhë, që merren me evakuimin e civilëve nga zonat e luftës. Më vonë e moshuara u ribashkua me familjen e saj. Pas publikimit të historisë së pabesueshme të 98-vjeçares, drejtori menaxhues i bankës ukrainase Monobank njoftoi se do t’i blinte asaj një shtëpi “në të cilën ajo do të qëndrojë derisa të përfundojë lufta.”