Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
@ the movies Film & TV

Blogerja e apasionuar pas natyrës: Shqiptarët po ndryshojnë kulturën e të udhëtuarit

Të premteve “At the Movies” ju sjell sugjerimet më të fundit për filmat që duhet të ndiqni në kohën tuaj të lirë, filma të zhanerave të ndryshëm, biografi, dramë, thriller, histori, apo të tjerë që na motivojnë dhe na zbulojnë histori të vërteta. I tillë ishte edhe sugjerimi i sotëm në program, “Into the Wild”, bazuar në një histori të vërtetë dhe në një best-seller nga Jon Krakauer, i realizuar nën regjinë e Sean Penn.

Sot në program blogerja e njohur e udhëtimeve në natyrë, Sonila Hyseni, na zbuloi stilin e saj të jetesës në natyrë, bukuritë dhe vendet që ka zbuluar dhe që ka në listë për të vizituar ende. Në udhëtimet e saj, të rralla kanë qenë rastet që i është dashur të përballet me rreziqe të mëdha apo luftë për mbijetesë, si Chris McCandles tek “Into the Wild”. Zakonisht moti është ai që na favorizon ose jo, tha Sonila, e sidomos nëse udhëton vetëm, ku të duhet të gjesh zgjidhje të shpejta për t’ju përshtatur rrethanave të vështira.

Nëna natyrë është e paparashikuar, sjell shumë sfida, ashtu sikurse edhe shpërblen duke na kënaqur syrin dhe mendjen me bukuri përrallore. Sipas blogeres, fatmirësisht të rinjtë shqiptarë po ndryshojnë stilin e tyre të argëtimit, duke mos kaluar më fundjavat në Tiranë në mënyrë pasive, por duke u arratisur në relieve malore, duke eksploruar Shqipërinë deri në zonat më të thella, apo duke njohur të tjerë persona që ndajnë të njëjtat pasione. E ftuara sugjeron:

“Wild”

“127 hours”

“7 years in Tibet”

“Everest”

Këto janë një “must” apo filma që duhet t’i shikoni me patjetër. Po ju si do e kaloni fundjavën tuaj? Në natyrë apo duke parë një nga këta filma?