Aktualitet

Cannabis sativa në plazhet e Sarandës, pranga 18-vjeçarit me banim në Austri!

Iu gjetën qindra doza lënde narkotike të llojit cannabis sativa të siguruara për shitje, uniformat blu të Sarandës prangosën një 18-vjeçar gjatë operacionit policor të koduar “Parts 17”. Shtetasi O.H u arrestua në flagrancë. Ndërkaq, policia nisi procedimin në gjendje të lirë për shtetasin V.Z., 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën disa doza cannabis sativa, që po ashtu i kishte gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të sezonit turistik 2023 kanë vijuar kontrollet dhe patrullimet e mbështetura nga inteligjenca policore, për të konstatuar e goditur veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në lokale në vijën bregdetare.

Njoftimi i policisë Sarandë: 

Goditen dy raste të tjera të shitjes së dozave të cannabis sativës, në lokale në vijën bregdetare të Sarandës. Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Parts 17”. Për këto raste vihet në pranga një 18-vjeçar, procedohet penalisht një 27-vjeçar dhe sekuestrohen qindra doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të sezonit turistik 2023 kanë vijuar kontrollet dhe patrullimet e mbështetura nga inteligjenca policore, për të konstatuar e goditur veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në lokale në vijën bregdetare.

Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Parts 17”, në kuadër të të cilit: u arrestua në flagrancë shtetasi O.H., 18 vjeç banues në Austri, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën qindra doza të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen.

U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V.Z., 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen. Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.