Aktualitet

Shkodër/ U kap me cannabis, arrestohet 32-vjeçari!

Një shtetas 32-vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës në Shirokë, i kapur me një sasi të dyshuar lënde narkotike. Më pas në banesë, gjatë kontrollit iu gjetën 115 fara cannabis sativa, të cilat i posedonte me qëllim shitjen. Arrestimi i tij erdhi në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2” e që po vijon në mbarë territorin e vendit tonë.

Në Shirokë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi me iniciale L.R. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike “cannabis sativa”. Më pas, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar i uniformave blu: 

Policia e Shtetit vijon zbatimin e masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli 2”. Në kuadër të këtij operacioni në Shkodër është kapur në flagrancë një 32-vjeçar që zotëronte lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe fara cannabisi, në automjet e në banesë, me qëllim shitjen.

Gjithashtu i është sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike, 115 fara cannabisi dhe një celular.

Në vijim të punës operacionale, me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L.R., 32 vjeç.

Në Shirokë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi L.R. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike “cannabis sativa”.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike “cannabis sativa” e gjithashtu 115 fara cannabisi, të cilat i posedonte me qëllim shitjen.

Lënda narkotike dhe farat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.