Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Këngëtarja e njohur Bebe Rexha është goditur me një telefon në fytyrë teksa ishte në një koncert në New York të dielën. Artistja 33-vjeçare po këndonte në një koncert në The Rooftop në Pier 17 në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.
Siç shihet në një video në Twitter, krijuesja e hitit “Back to You” u pa duke interpretuar dhe duke u drejtuar drejt pjesës së përparme të skenës me një veshje ngjyrë vjollce. Teksa Bebe ishte përballë audiencës, një person nga turma u pa duke duke hedhur një telefon që e goditi atë drejtpërdrejt në fytyrë.
2. Shtëpia franceze e modës është planifikuar të bashkohet me Dukeshën e Sussex, duke e bërë atë një fytyrë të profilit të lartë të markës, pas emërimit të yjeve të dramës tajlandeze “KinnPorsche”, Nattawin Wattanagitiphat dhe Phakphum Romsaithong. Pas anulimit të podcast-it të saj pas vetëm një sezoni, Meghan Markle do të marrë një rol të ri kryesor si fytyra e Dior.
3. Marrëdhënia mes yjeve Shawn Mendes dhe Camilla Cabello ka marrë fund, pasi momenti nuk ishte i duhuri që ata të ishin në një lidhje së bashku tani. Dyshja me sa duket dhanë maksimumin dhe u përpoqën për aq kohë sa mundën për t’u siguruar që përfundimisht kjo nuk do të funksiononte dhe tani të dy do të jenë beqarë.
4. Sherri mes motrave Kim Kardashian dhe Kourtney Kardashian duket se nuk ka fund. Arsyeja e sherrit të tyre këtë herë ka qenë bashkëpunimi i Kim me “Dolce & Gabbana”. Kourtney e konsideroi atë një “tradhti” pasi është shtëpia që i bëri fustanin e nusërisë në dasmën me Travis Barker në Itali.
Në puntatën e fundit të reality show-t “Kardashians”, Kim komenton me nënën e saj qëndrimin e motrës së madhe duke thënë se nuk është e mundur të kthehesh kundër familjes.
5. Shfaqja e parë e modës e Louis Vuitton nga Pharrell Williams u prit me emocione të mëdha në Paris, ku të pranishëm ishin yje si si Beyonce, Rihanna, Jay Z, Kim Kardashian, Jared Leto dhe ylli i NBA-së, LeBron James. Veçanërisht ylli televiziv Kim vodhi gjithë vëmendjen me veshjen e saj, e cila ngjalli shumë interes.
Kardashian mori pjesë në këtë ngjarje e veshur me një kostum sportiv dhe me një pallto leshi deri në dysheme. Disa reagime në Twitter ishin kritika ndaj kësaj veshje, duke e cilësuar atë si “pamjen më të keqe të të gjitha kohërave”. Madje disa u përpoqën të ishin qesharakë: “Pse duket si një personazh i Minecraft?