Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Aktorja e njohur Sarah Jessica Parker ka folur së fundmi për mediat lidhur me pamjen e saj, qëndrimin në formë dhe plakjen. Aktorja shprehet se është konfuze që meshkujt nuk flasin kurrë për plakjen, ndërsa pyetjet dhe temat për plakjen shpeshherë u imponohen grave. Ndonëse ka provuar trajtime të ndryshme si shtrëngimi i lëkurës me ultratinguj dhe ‘peeling glikolik’, ajo pretendon se kurrë nuk ka përdorur botoks për të shtrënguar fytyrën e saj.  58-vjeçarja në një intervistë të fundit u shpreh se:

Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë dhe nuk jam kundër që dikush të bëjë çfarë dëshiron. Thjesht nuk është diçka që unë zgjedh të bëj. Gjithashtu, unë jam një aktore që duhet t’i lëviz vetullat e mia. Kam për qëllim të ndaj emocionet dhe të komunikoj me fytyrën time, e cila duhet të lëvizë për mua.

2. Ata ishin, pa dyshim, një nga çiftet kryesore të Hollywood-it të fillimit të viteve 2000. Çifti i formuar nga Brad Pitt dhe Jennifer Aniston ishte si diçka e dalë nga një film. Ata gjithmonë jepnin përshtypjen se do të ishin një çift përgjithmonë, megjithatë, jo gjithçka që shkëlqen është flori dhe, më 7 janar 2005, gjithçka u zgjidh kur Pitt dhe Aniston lëshuan një deklaratë duke njoftuar ndarjen e tyre. Mësohet se aktori e bleu vilën ku jetonte me Jennifer Aniston kur ishin të martuar për 79 milionë dollarë dhe besohet se këtë pronë ka vendosur t’ia dhurojë aktores me rastin e 50-vjetorit të saj. Vila, e cila i kushtoi çiftit 13 milionë dollarë në vitin 1999, u shit kur ata u divorcuan në vitin 2005, gjë që e hidhëroi Aniston.

3. Britney Spears ka thënë se gjatë kohës që ishte nën kontrollin e babait të saj, Jaime, ajo ishte detyruar të hante pulë të konservuar dhe perime për dy vjet dhe duhej t’i lutej një kuzhinieri për një hamburger. Pretendimet erdhën në librin me kujtimet e saj, të titulluar “The Woman In Me”, ku këngëtarja “Toxic” pretendonte se ai kontrollonte të gjithë dietën e saj gjatë konservatorit 13-vjeçar që mbajti nga viti 2008, pasi ai ndjeu se ylli dukej e shëndoshë.

4. Mbreti Charles III ka si qëllim që të minimizojë ushqimet e mbetura në Pallat dhe që më pas përfundojnë në kosh. Për këtë arsye ai ka insistuar jo pak herë që të konsumojë për rreth një javë të njëjtin ushqim, në mënyrë që të mos shkojnë dëm. Po ashtu një tjetër arsye është fakti se ai ka në konsideratë që miliona njerëz jetojnë në varfëri ekstreme ushqimore.

5. Rekordet Botërore Guinness e riçertifikuan yllin e muzikës pop Madonna me një titull të madh. Gjiganti britanik e quajti edhe një herë yllin e muzikës si “artisten femër më të shitur të të gjitha kohërave”. Sipas shifrave, Madonna e fitoi titullin pasi shiti më shumë se 400 milionë disqe gjatë karrierës së saj 40-vjeçare. Mbretëresha e popit e mban rekordin që nga viti 2009 dhe pas saj vijnë Rihanna, Mariah Carey, Taylor Swift dhe Beyoncé. Në fillim të këtij muaji, këngëtarja filloi turneun e saj “Celebration” prej 78 shfaqjesh i cili do të përfundojë në prill të vitit 2024.